Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të akuzuarit e dosjes së ‘AKSHI’-t

Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të akuzuarit e dosjes së ‘AKSHI’-t

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët dhe biznesmenët e akuzuar për dosjen e AKSHI-t. Sipas vendimit të gjyqtarit Florjan Kalaja, drejtoresha e kësaj agjencie, Mirlinda Karçanaj u la në arrest shtëpie bashkë me zëvendësen e saj Hava Delibashi. U la në fuqi gjithashtu masa e pezullimit nga detyra të zëvendës drejtorit të policisë Tiranë Erion Ismaili, detyrim paraqitje për 3 biznesmenët Gëzim Hoxha, Andis Papa dhe Rogers Rryta. Njoftimi zyrtar: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 05.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 4 akti, datë 27.01.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve M.K, H.D, E.I, R.Rr, A.P, G.H: “- Ankim kundër vendimit...