Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të çështjes

Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të çështjes

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare të ankimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kundër masës “arrest me burg”. Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. Veliaj kërkon “shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftësuar përmes vendimit nr.14, datë 12.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; (ii) vendimit nr.13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; (iii) vendimit nr.00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë....