Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Anëtarët e Listës Serbe votojnë në mënyrë kolektive në Mitrovicën e Veriut
Anëtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, kanë dalë sot për të votuar në mënyrë kolektive nga qendra e Mitrovicës së Veriut, të udhëhequr nga kryetari i partisë, Zllatan Ellek. Votimi i organizuar në grup është shndërruar në një praktikë të zakonshme sa herë që Lista Serbe merr pjesë në proceset zgjedhore, duke nxitur vazhdimisht reagime dhe vëmendje publike. Në garën për dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, përveç Listës Serbe, janë regjistruar edhe subjekte të tjera politike. Mes tyre janë Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, e udhëhequr nga Nenad Rashiq, si dhe Lidhja Kosovare e Goran Marinkoviqit. Procesi zgjedhor po zhvillohet nën vëzhgimin e institucioneve përgjegjëse dhe misioneve monitoruese, ndërsa pjesëmarrja e komuniteteve joshumicë...