Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi
Teksa për pak ditë bëhen 18 vite nga shpallja e pavarësisë, Radio Evropa e Lirë bën një analizë të situatës së Kosovës, duke u fokusuar te arritjet, sfidat dhe pritshmëritë që vendi ka për të ardhmen. Artikulli vlerëson zhvillimet institucionale, progresin në integrimin euroatlantik dhe nevojën për qeverisje efektive, ndërsa shqyrton mesazhet dhe rekomandimet e ish-ambasadorëve dhe zyrtarëve ndërkombëtarë për hapat e ardhshëm të vendit. Në moshën 18-vjeçare, një individ pritet të marrë përgjegjësi, të bëjë zgjedhje dhe të kuptojë pasojat e tyre. Po kështu edhe Kosova, e cila këtë përvjetor jubilar e gjen midis pasigurisë dhe dilemat që sfidojnë çdo “të rritur”, por edhe me arritje që i japin të drejtën të mburret. Hija e bllokadës së institucioneve u zhduk më 11 shkurt, pas gati një...
Burimi:
javanews.al