Altin Ndoci u lirua me kusht

Altin Ndoci u lirua me kusht

Nga Fatjon Gjinaj Rastësisht quhet Altin Ndoci, mund të ishte kushdo. Po, arratisje ndodhin kudo, ama një rekordmen për krime nuk futet askund pa pranga në spital.  Kjo arratisje ka dorën e shtetit, kushdo qoftë ai që e përfaqëson atë. Sot mu në instancat më të larta të këtij shteti, bashkë me koleg ngritëm zërin për trajtimin dhe trajnimin e punonjësve të burgjeve. “Duhet ndryshuar ligji”, na thanë.  Pra ky lloj sistemi, nuk rrit pagat, nuk blen uniforma të reja, nuk kryen trajnime pa ndryshuar ligjin, dhe kur e ndryshjnë e bëjnë si sytë e vet.  Se pa ndryshuar asnjë ligj, dyfishojnë vlera tenderash, dyzetfishojnë pasuritë, dyfishojnë varfërinë dhe ekspozojnë shtresën e mesme të këtij vendi, drejt kapjes, tundimit, emigrimit, shkatërrimit.  Ky sistem të vetëkriminalizon! ...