Alarm për të shtëna me armë te kthesa e Kamzës
Një telefonatë e mbërritur në Policinë e Shtetit ka sinjalizuar për një ngjarje të dyshuar me armë zjarri në zonën e kthesës së Kamzës. Sipas informacioneve, dyshohet se ka pasur të shtëna me armë, ndërsa shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Deri më tani, efektivët nuk kanë mundur të gjejnë gëzhoja në zonë. Ndërkohë, policia ka njoftuar se Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital një 30 vjeçar, i dëmtuar në dorë, dhe jashtë rrezikut për jetën. Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e...
Burimi:
opinion.al