Alarm në Tepelenë: Plehrat arrijnë nënstacionin elektrik, në rrezik lumi Vjosa
Në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Tepelenë shkarkohen çdo ditë rreth 8 ton mbetje, duke krijuar një situatë problematike për zonën përreth. Sipas korrespondentes së SYRI, sasia e madhe e mbetjeve ka avancuar deri në pushtimin e nënstacionit elektrik, duke rritur shqetësimet për rrezik potencial dhe ndotje të mjedisit. Lidhur me këtë problematikë, Bashkia Tepelenë bën me dije se, në kuadër të Parkut Kombëtar të Vjosës dhe statusit UNESCO “Njeriu dhe Biosfera”, përmes Ministrisë së Mjedisit, ka siguruar financim nga Banka Botërore dhe donatorë të tjerë për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve. Sipas bashkisë Tepelenë, projekti parashikon masa konkrete, përfshirë mbylljen e venddepozitimit aktual dhe ndërtimin e një stacioni transferimi, i cili do të mundësojë transportimin e mbetjeve drejt Bajkajt, në përputhje me standardet...
Burimi:
syri.net