Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas specialistëve, bëhet fjalë për një specie të rrezikshme, e njohur nga peshkatarët lokalë me emrin “peshku Qyle”. Ky është rasti i dytë i evidentuar, çka tregon për praninë në rritje të kësaj specieje në ujërat tona. Ekspertët paralajmërojnë se peshku është tejet i rrezikshëm jo vetëm për konsum, por edhe në kontakt fizik. Ai mund të lëshojë toksina të forta, të cilat përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e njeriut. Autoritetet dhe specialistët u bëjnë thirrje qytetarëve dhe peshkatarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin prekjen apo konsumimin e tij dhe të njoftojnë menjëherë në rast se hasin një rast të tillë.  Rastet janë në...