Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur vijimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj të pandehurit Jozi Kraja. Sipas njoftimit zyrtar për mediat, më datë 27 janar 2026 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti pranë gjykatës kërkesën për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, të caktuar më herët me vendimin nr. 49, datë 15 maj 2024. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin nr. 6, datë 29 janar 2026, vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238...