Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor ish-kandidatin e Partisë Demokratike në Rrogozhinë, Engjell Cara, si dhe katër persona të tjerë, të akuzuar për korrupsion zgjedhor gjatë vitit 2023. Vendimi u mor më 6 shkurt 2026 nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Atalanta Zeqiraj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi u shpallën fajtorë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Secili prej tyre u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi u reduktua në 1 vit burgim. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien e tyre në provë për...
Burimi:
javanews.al