Akuzohej se mori 700 euro nga i burgosuri, jepet dënimi për ish-shefin e regjimit në burgun e Lushnjes

Akuzohej se mori 700 euro nga i burgosuri, jepet dënimi për ish-shefin e regjimit në burgun e Lushnjes

Një rast korrupsioni në sistemin penitenciar ka marrë fund me një vendim nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila shpalli fajtor ish-shefin e regjimit në burgun e Lushnjes, Irakli Leka. Sipas vendimit, Leka është dënuar për veprën penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal. Ai u dënua fillimisht me 3 vite e 3 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 2 vite e 2 muaj. Irakli Leka u arrestua në shtator 2025, pasi akuzohej se kishte marrë 700 euro nga një i burgosur në këmbim të dhënies së një lejeje të përkohshme. Çështja u referua në gjykatë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...