AKSK: Nuk ka patur asnjë sulm kibernetik ndaj institucioneve
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike me anë të një reagimi për mediat ka mohuar zërat se ndaj institucioneve zyrtare ka patur sulm kibernetik. Sipas AKSK pavarësisht disa informacioneve të pavërteta të shpërndara ditët e fundit në rrjetet sociale apo media lidhur me pretendime për sulme kibernetike ndaj institucioneve të vendit, nuk ka asnjë incident kibernetik të konfirmuar që të ketë cënuar funksionimin, sigurinë apo integritetin e sistemeve shtetërore. AKSK, në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet publike dhe strukturat përgjegjëse, monitoron në mënyrë të pandërprerë hapësirën kibernetike dhe ka në funksion mekanizmat e nevojshëm për identifikimin dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike. Postimi në rrjet i AKSK: Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se, pavarësisht disa informacioneve të pavërteta të shpërndara ditët e fundit...
Burimi:
vizionplus.tv