Aksioni në dy pallate në Tiranë, reagon SPAK: U arrestuan 6 persona, mashtronin europianët me investime në kriptomonedha
Gjashtë persona janë vënë në pranga me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme në një aksion kundër mashtrimeve me call center. Si pasojë e këtij operacioni janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë për mashtrim kompjuterik, ndërsa janë kontrolluar edhe 28 ambiente: banesa, automjete, zyra, garazhde etj. Hetimet nisën më datë 9 janar pasi në Byronë Kombëtare të Hetimit u paraqitën disa gazetarë italianë të emisionit investigativ “Le Iene”, të cilët gjatë një hulumbimi kishin identifikuar një call center në Tiranë që mashtronte italianë dhe europianë për investime në kriptomonedha të ndryshme. Drejtuesit e aktivitetit kriminal kishin ngritur një qendër e mirëorganizuar e thirrjeve telefonike, me poste pune të ndara, role të përcaktuara dhe staf që operonte në gjuhën italiane, franceze, spanjolle dhe gjermane. Nga...
Burimi:
javanews.al