Aksioni i SPAK në Vlorë/ Zbardhet dhe vrasja e Bledar Birçajt në 2021

Aksioni i SPAK në Vlorë/ Zbardhet dhe vrasja e Bledar Birçajt në 2021

Përmes bisedave në aplikacionin "Sky", prokuroria e Posaçme SPAK, pretendon se ka zbardhur dhe një tjetër ngjarje të rëndë në Vlorë, siç është vrasja e Bledar Birçajt.  Për këtë vrasje dhe atë të Gentian Qarrit, si dhe trafikun e kokainës, prokuroria e posaçme SPAK, ka vijuar sot me shpalljen në kërkim të disa personave, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar. Në kërkim janë shpallur Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj, ndërsa të arrestuar janë Flodian Plaku, Rezart Kuçi dhe Hamëz Demushi. Vrasja Vrasja e Bledar Birçaj mësohet nga gazetari Elton Qyno se është kryer për shkak të përplasjeve në trafikun e kokainës në Spanjë. 40 vjeçari u ekzekutua më 10 maj 2021, në një atentat të mirëorganizuar, teksa po udhëtonte me automjetin e tij BMW X5...