Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
Finalizohet operacioni i koduar “Livadhet”, për kapjen e shtetasve në kërkim, vihet në pranga një 25-vjeçar, si dhe shpallet në kërkim një 39-vjeçar. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhet”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi: – S. C., 25 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi B. B., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i...