Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin
Një efektiv policie është arrestuar nga AMP, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Arrestimi i tij është bërë pasi pasditen e sotme ka aksidentuar me motor për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”. Fillimisht 65-vjeçari ka qenë i shtruar në spital, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra. Si pasojë e këtij aksidenti i dëmtuar lehtë ka mbetur edhe efektivi i policisë.