Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve
Bashkia Tepelenë ka reaguar pas aksidentit tragjik në aksin ‘Gjirokastër-Tepelenë’ ku humbën jetën tre të rinjtë, Martin Dulaj, Anxhelo Ruçi dhe Klajdi Myftari. Në njoftimin zyrtar, Bashkia shpreh ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Postimi i Bashkisë Tepelenë: ‘Ngjarja e rëndë e ndodhur në këtë ditë të vitit ka tronditur thellë gjithë komunitetin e Tepelenës. Ky fillim viti na gjen të pikëlluar, jo për një lindje apo gëzim, por për humbjen e parakohshme të tre të rinjve, bij të këtij qyteti të vogël. Me hidhërim të thellë dhe në emër të Bashkisë Tepelenë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e Martinit, Anxhelos dhe Klajdit, si edhe për të afërmit, shokët e miqtë e tyre. Zoti ju dhëntë forcë, durim dhe kurajo për të përballuar këtë tragjedi të rëndë. Kujtimi i tyre do të mbetet i paharruar në...