Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur
Një aksident fatal me shtatë viktima ndodhi në Rumani, ku pjesë ishin tifozë të PAOK-ut, ndërsa ishin nisur për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre të zemrës në Francë. Në furgon ishin dhjetë persona mes tyre, dy me kombësi shqiptare, por me nënshtetësi greke. Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka konfirmuar për Klan News se Vasil Palo është një nga viktimat, ndërsa shqiptari tjetër G. Sadiku është i plagosur, por jashtë rrezikun për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë udhëtimit të tifozëve drejt Lyon-it të Francës, ku PAOK do të luajë një ndeshje të vlefshme për grupet e Europa League. Sipas autoriteteve, furgoni që transportonte tifozët u përplas ballë për ballë me një kamion, pasi tentoi të parakalonte. Një video e publikuar nga kamera...
Burimi:
javanews.al