AKSIDENTI NE VLORE, SHKON NE 3 NUMRI I VIKTIMAVE
Një aksident tragjik rrugor ka tronditur mbrëmjen e së dielës zonën e Drashovicës, në aksin Vlore–Kotë, duke lënë pas tre viktima dhe duke rikthyer në vëmendje rrezikshmërinë e këtij segmenti rrugor. Ngjarja e rëndë ndodhi përgjatë rrugës së lumit të Vlorës, një aks i frekuentuar nga drejtuesit e mjeteve, ku sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Përplasja ka qenë e fuqishme, duke shkaktuar dëmtime të rënda në të dy automjetet, të cilat u shkatërruan pothuajse plotësisht në pjesën ballore. Si pasojë e goditjes, dy drejtuesit e mjeteve, Adi Alushaj, rreth 30 vjeç, dhe Esat Brahimaj, rreth 40 vjeç, kanë humbur jetën në vendngjarje. Sipas burimeve, përplasja ka qenë fatale dhe nuk ka lënë mundësi reagimi për drejtuesit e mjeteve.Ndërkohë, pasagjeri...
Burimi:
ntv.al