Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Aksidenti çon në arrestimin e 32-vjeçarit, i kishte shkaktuar mbi 300 milionë lekë dëm shtetit
Një 32-vjeçar, i cili shkaktoi një aksident në Sukth duke u përplasur me disa pemë, është ndaluar nga Policia, pasi rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe për më tepër, në kërkim për një dënim me burg. Sipas njoftimit zyrtar nga uniformat blu, menjëherë pas sinjalizimit për aksidentin rrugor, efektivë të Policisë Rrugore shkuan në vendngjarje, ku pasi konfirmuan se drejtuesi ishte i dehur, zbuluan se ishte në kërkim për mashtrim tatimor. “Menjëherë pas njoftimit për një aksident rrugor, në Sukth, ku një automjet ishte përplasur me disa pemë, shërbimet e Policisë Rrugore shkuan në vendngjarje, për të kryer veprimet procedurale të nevojshme. Në vijim, iu bë test alkooli, drejtuesit të automjetit, shtetasit A. D., 32 vjeç, rezultat i të cilit, herën e dytë...