Aksidente, dhunë dhe kokainë, disa të arrestuar në Fier

Aksidente, dhunë dhe kokainë, disa të arrestuar në Fier

Në Fier, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar disa ngjarje kriminale që përfshijnë aksidente rrugore, dhunë në familje dhe posedim droge. Policia ka arrestuar disa shtetas, ndërsa për të tjerë ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Dy persona janë ndaluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shkaktim aksidenti, ndërsa një tjetër për shkelje të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Po ashtu, janë referuar në prokurori raste të dhunës në familje dhe dëmtim të pronës private. Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Fier  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. H., 29 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Specialistët e Qarkullimit Rrugor...