Aksident tragjik në Slloveni, humb jetën një 28-vjeçar shqiptar

Aksident tragjik në Slloveni, humb jetën një 28-vjeçar shqiptar

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën A1 në Slloveni, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës. Si pasojë, ka humbur jetën një 28-vjeçar shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Leun Kastrati nga fshati Turjakë i Malishevës. Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur një autocisternë që udhëtonte drejt Mariborit humbi kontrollin dhe u përplas me barrierën ndarëse. Më pas, mjeti u përmbys në kahun e kundërt të autostradës dhe përplasi edhe një furgon tjetër. Autoritetet sllovene po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Përveç Kastratit, dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.