Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve, plagoset nëna me 2 fëmijët

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve, plagoset nëna me 2 fëmijët

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 08:00 në aksin “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, ku u përfshinë dy automjete me drejtues shtetasit F. L. dhe P. F. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën çifti i bashkëshortëve, Petrit dhe Elona Florini 53 vjeç dhe 45 vjeç. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar edhe tre pasagjerë që ndodheshin në automjetin tjetër, konkretisht bashkëshortja e drejtuesit F. L. dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të moshës 6 dhe 2 vjeç. Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.