Aksident tragjik në Greqi, makina bie nga shkëmbi, humb jetën shoferi
Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një shkëmb rreth 300 metra poshtë. Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ndërsa rreth 31 zjarrfikës u angazhuar për të nxjerrë personat që ndodheshin në automjet. Sipas mediave greke shoferi është nxjerrë i pajetë, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik.
Burimi:
vizionplus.tv