Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

Aksident tragjik në Durrës/ Makina merr përpara biçikletën, humb jetën 69-vjeçari. Shoqërohet në polici shoferja

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Katund Sukth–Fllakë, në Durrës.  Një 29-vjeçare, banuese në Durrës, teksa drejtonte automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjeti dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë, me të cilën lëvizte një 69-vjeçar.  Pas përplasjes, i moshuari u transportuar me urgjencë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.  Drejtuesja e automjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.