Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Cakranit”. Dy automjete, një tip “Benz” dhe një “Peugeot”, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë si pasojë humbjen e jetës në vendngjarje të një 16-vjeçari, i identifikuar me inicialet O. M. Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se viktima i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz”, i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit. “Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Grupi...