Aksident te Kryqëzimi i Rinasit, makina përmbyset në mes të rrugës

Aksident te Kryqëzimi i Rinasit, makina përmbyset në mes të rrugës

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme te kryqëzimi i Rinasit, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri prej automjeteve ka përfunduar i përmbysur në rrugë. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të hetuar shkaqet e përplasjes.