Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit. Një automjet i cili po lëvizte drejt Tiranës, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal afër zonës. Si pasojë e kësaj është lënduar shoferi i automjetit, i cili është dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa po heton më shumë lidhur me shkaqet e aksidentit.
Burimi:
javanews.al