Aksident në Vlorë, 6 makina përplasen në qendër të qytetit
Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në qendër të qytetit tw Vlorw. Aksidenti ka ndodhur pranë Postës Qendrore kur një automjet tip Peugeot i ka prerë rrugën një mjeti tip Volkswagen, duke shkaktuar përplasjen e parë. Si pasojë e këtij incidenti, në aksident janë përfshirë edhe disa automjete të tjera që ndodheshin në lëvizje në atë moment, mes tyre edhe një mjet Hyundai i Prefekturës së Vlorës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Përplasja bllokoi përkohësisht qarkullimin në zonë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve. Në vendngjarje mbërriti policia, që siguroi zonën dhe normalizoi trafikun, ndërsa hetimet për shkaqet e plota janë në vijim. Përplasja ka shkaktuar gjithashtu edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit...
Burimi:
opinion.al