Aksident në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, plagosen dy të rinj! Një prej tyre në gjendje të rëndë

Aksident në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, plagosen dy të rinj! Një prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Selvisë, në Tiranë, ku një automjet u përplas me një motor. Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 ku për pasojë mbetën të lënduar dy të rinj rreth 20 vjeç, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët po udhëtonin me motor. Ata u transportuan në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Burime bëjnë me dije se Zefi ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa Bollati, drejtuesi i motorit, është në gjendje të qëndrueshme.