Aksident në superstradën Lezhë–Milot, përplasen tre automjete, dy persona në spital
Një aksident rrugor është regjistruar në kilometrin e dytë të superstradës Lezhë–Milot, ku janë përfshirë tre mjete, nje autoveture, nje fuoristrade dhe një mjet tip furgon, duke sjellë vështirësime të përkohshme në qarkullim. Sipas informacioneve paraprake, dy nga drejtuesit e mjeteve janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej drejtuesve është testuar në vendngjarje dhe rezulton se nuk ka qenë nën efektin e alkoolit. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit të mjeteve. “Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, automjeti me...
Burimi:
vizionplus.tv