Aksident në Shkodër-Velipojë/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi 57-vjeçar
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Një 57-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Shtetasi H. C., sipas policisë ka pësuar dëmtime, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”, shtetasi H. C., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi H. C., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi:
syri.net