Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen 2 mjete, 4 persona mbeten të lënduar

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen 2 mjete, 4 persona mbeten të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kombit segmenti Milot-Rrëshen, pranë urës së Zogut. Si pasojë e përplasjes së një Minicoper me një mjet tjetër tip Golf, kanë mbetur të lënduar 4 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit. Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidentit.