Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Aksident në Roskovec, Benzi përplaset me Zetorin
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Berat pranë fshatit Velmish. Një automjet tip “ Benz” me drejtues Josif Shkëmbin, është përplasur me njé mjet bujqësor tip Zetor, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor i identifikuar si Ani Haziz, ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar me urgjencë drejt qëndrës shëndetësore të Roskovecit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hertmor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe disiplinimin e trafikut. Ky aks njihet si njollë e zezë për aksidentet e shumta që ndodhin, të cilat jo pak herë kanë përfunduar me pasoja fatale për jetën.