Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

Një aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë ka ndodhur mëngjesin e të enjtes. Ngjarja ndodhu rreth orës 9:00, ku ka përplasja e dy mjeteve, një BMW dhe një Renault, mbetën të plagosur 3 persona. Shoferi i mjetit Renault Clio, Klevant Vasi, kishte mbetur i bllokuar brenda në makinë dhe grupi i shërbimit zjarrfikës ndërhyri për ta nxjerrë. Ai u transportua me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Sipas informacionit të marrë, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.