Aksident në Fier, ndërron jetë 35-vjeçari
Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Libofshë në fshatin Agim. Një 35-vjeçar ka dalë nga rruga teksa ka qenë duke udhëtuar me motor dhe për pasojë ka marrë lëndime të shumta. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale. Njoftimi i policisë Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga...
Burimi:
opinion.al