Aksident në Elbasan, makina përplas motorin, raportohet për të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë pranë stadiumit Elbasan Arena në qytetin e Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një motomjet. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një parakalim i gabuar, megjithatë rrethanat e plota pritet të sqarohen nga hetimet. Si pasojë e përplasjes janë raportuar persona të plagosur, të cilët janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, si dhe për dokumentimin e tij procedural.
Burimi:
vizionplus.tv