Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, lëndohet 57-vjeçari
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin “Shkodër-Velipojë”. Bëhet me dije se 57-vjeçari H.C duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi H. C., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi: Rreth orës 20:25, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”, shtetasi H. C., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi H. C., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi:
vizionplus.tv