Aksident në aksin rrugor Mat–Shkopet, makina del nga rruga dhe bie në përrua

Aksident në aksin rrugor Mat–Shkopet, makina del nga rruga dhe bie në përrua

Një aksident është shënuar këtë të dielë në aksin rrugor Mat–Shkopet. Policia njofton se shtetasi me iniciale K.K ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua. “Më datë 01.02.2026, në aksin rrugor Mat–Shkopet, shtetasi K.K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në një përrua. Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet me drejtuesin e automjetit, i cili nuk ka pësuar lëndime,  ndërkohë automjeti është nxjerrë nga vendi ku kishte rënë”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti./vizionplus.tv