Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, mjeti përplaset me një tjetër, arrestohet njëri nga drejtuesit

Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës, mjeti përplaset me një tjetër, arrestohet njëri nga drejtuesit

Policia e Korçës arrestoi në flagrancë një 33 vjeçar, banues në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, pasi mjeti që ai drejtonte është përplasur me një mjet tjetër. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor “Qafë Plloçë–Qukës”, në afërsi të fshatit Vërri, ku automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 33-vjeçari D. Xh. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues A. K., 25 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy pasagjere, banuese në Korçë. Ato po marrin mjekim në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin D. Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Selcë e Poshtme,...