Aksident në aksin Qafë Pllocë-Pogradec, mjeti përplas një person me biçikletë, dërgohet në spital

Aksident në aksin Qafë Pllocë-Pogradec, mjeti përplas një person me biçikletë, dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin Qafë Pllocë – Pogradec, pasditen e sotme, ku një mjet ka përplasur një person me biçikletë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak momente më parë, ndërsa i dëmtuari është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore. I plagosuri ka qenë edhe nën efektin e alkoolit, ç’ka mund të ketë sjellë edhe aksidentin. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.