Aksident në aksin Lushnjë–Berat, një person transportohet në gjendje të rëndë në spital
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë–Berat, në afërsi të fshatit Stan-Karbunarë, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës, me fraktura në këmbë dhe në kokë. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa pritet mbërritja e grupit hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se motoçikleta ka kryer një manovër për të hyrë në një pikë karburanti dhe është përplasur me një mjet tip “Opel”. Aksi i vjetër rrugor Lushnjë–Berat frekuentohet kryesisht nga banorët e zonës dhe nuk ka trafik të rënduar, pasi pjesa më e madhe e lëvizjeve kryhet në aksin e ri që nuk kalon brenda fshatrave.
Burimi:
javanews.al