Aksident në aksin Librazhd-Elbasan/ Përmbyset automjeti, raportohet për disa të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, më konkretisht në tunelin e Murrashit. Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur plotësisht. Si pasojë e goditjes, disa persona janë persona plagosur, dhe momentalisht po u jepet ndihma e parë nga dy autoambulanca që mbërritën me urgjencë për t’i transportuar drejt spitalit. Deri më tani dyshohet se shpejtësia e lartë ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin mbi timon, gjë që ka sjellë edhe daljen fatale nga korsia. Pritet në vijim të zbardhen rrethanat e plota të aksidentit, si dhe të konfirmohet numri i saktë i të lënduarve.
Burimi:
syri.net