Aksident në aksin Fier-Libofshë, përmbyset makina, lëndohet shoferja

Aksident në aksin Fier-Libofshë, përmbyset makina, lëndohet shoferja

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier- Libofshë  në vendin e quajtur Rreth Libofshë. Një automjet tip “ Seat” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur, ndërsa ka lënë të plagosur drejtuesen A. P, e  cila është transportuar menjëhere me ambulance drejt spitalit Rajonal Fier. E dëmtuara ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.