Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si Tuneli i Murrashit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi, kur drejtuesi ka humbur kontrollin, çka ka sjellë daljen jashtë rruge dhe përmbysjen e automjetit. Burime paraprake bëjnë me dije se nga aksidenti raportohet për një person të plagosur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë autoambulanca. Ndërkohë, forcat e policisë pritet të zbardhin rrethanat e plota të aksidentit.
Burimi:
vizionplus.tv