Aksident me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë në Gramsh
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme aksin rrugor Kabash-Poroçan, në afërsi të fshatit Bardhan të Gramshit në Elbasan. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, ndërkohë që një tjetër person është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi një kamion ka rënë në humnerë. Në kamion udhëtonin veç drejtuesit të mjetit, edhe një mësuese dhe një infermiere. Mësuesja dhe drejtuesi i mjetit kanë humbur jetën, ndërkohë që infermierja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Burimi:
opinion.al