Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona
Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë. Si pasojë janë plagosur dy persona. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa ende nuk janë të qarta shkaqet e përplasjes. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.
Burimi:
javanews.al