Aksident i trefishtë në aksin Cërrik-Elbasan, lëndohen 4 persona

Aksident i trefishtë në aksin Cërrik-Elbasan, lëndohen 4 persona

Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë të mërkurë në aksin “Cërrik–Elbasan”. Policia njofton se nga aksidenti, kanë mbetur të lënduar 4 persona, 2 shoferë dhe 2 pasagjerë. Të lënduarit ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. “Në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan” janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi K. H., si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtues shtetasin K. H. dhe E. E., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv