Aksident i rëndë tek paraburgimi në Elbasan/ Tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë tek paraburgimi në Elbasan/ Tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, rreth 9 kilometra larg qytetit të Elbasanit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Nga informacionet paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:55 në aksin rrugor Rrethrrotullimi i Bradasheshit – Balldren, pranë mbikalimit të Paraburgimit. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një tentativë për parakalim, e cila ka sjellë përplasjen e dy automjeteve dhe më pas humbjen e kontrollit të drejtimit, duke bërë që njëri prej tyre të dalë nga rruga. Si pasojë kanë raportohet për tre të plagosur, njëri prej të cilëve ka pësuar plagë të shumta dhe fraktura, duke e bërë gjendjen e tij shëndetësore të rëndë. Të plagosurit janë...