Aksident i rëndë, përplasen dy fuoristrada te “Shkalla e Tujanit”

Aksident i rëndë, përplasen dy fuoristrada te “Shkalla e Tujanit”

Dy automjete janë përplasur këtë të hënë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” pjesë e rrugës së Arbrit. Përplasja ka qenë e fuqishme, teksa të dyja automjetet tip fuoristrada janë dëmtuar rëndë, mëson Vizion Plus. Ende nuk dihet numri i personave që kanë qenë në automjete. Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca për dhënien e ndihmës së parë. /vizionplus.tv